Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 5 persona në Korçë e Fier


Tre persona janë arrestuar në Korçë 24 orët e fundit.

Në pranga ka rënë një 40-vjeçar me iniciale O.E., pasi i janë kapur një armë zjarri automatik pa leje me një krehër me 25 fishekë si dhe një sasi kanabisi.

Dy persona të tjerë janë arrestuarnga policia e Korçës pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi

“DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas. Posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë dhe lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen edhe 2 shtetas të tjerë që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 6, të qytetit të Korçës. Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. E., kanë gjetur  1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. E., 40 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. A., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në rrugën “Rinia” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lonçin” pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMË”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.”

Në Fier është arrestuat një 31-vjeçar me iniciale L.Rr., banues në Rreth-Libofshë. Ai akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po kështu një 41-vjeçar me iniciale D.N., është arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., 31 vjeç, banues në Rreth-Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin P. Sh., pasi në Kuqar, Patos, duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.”