Vendosni fjalën kyçe....

Grenell e quan Kurtin anti-amerikan i kërkon Bidenit ta ndalojnë


Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, ka thënë të martën se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti është anti-amerikan.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump

Sipas tij, ekipi i presidentit amerikan Joe Biden, duhet ta ndalojë këtë gjë.

Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan.

Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë”-shkruan Grenell.

Grenell i ka bërë këto komente teksa ka shpërndarë një artikull të së përditshmes izraelite Haaretz, në të cilin, duke u thirrur në një komunikatë të LVV-së lidhur me takimin e Kurtit me ambasadorin turk në Prishtinë Çağri Sakar, është thënë se në presion të Turqisë, Kosova mund të ndryshojë vendimin për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *