Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, babai përplas me zetor vajzën 3-vjeçe në oborrin e banesës


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku babai ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçe me zetor. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Çerven.

Vogëlushja 3-vjeçe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 “Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *