Vendosni fjalën kyçe....

Partizani s’përfiton nga humbja e Vllaznisë, ngec me Laçin


Partizani nuk ka mundur dot të përfitojë nga hapi fals i Vllaznisë për të ngushtuar edhe më shumë largësinë nga kreu.

‘Të Kuqtë’ nuk shkuan dot më shumë se barazimi në sfidën e vështirë ndaj Laçit edhe pse ishin në kryesim deri në minutën e 65-të.

Më herët ditën e sotme, Vllaznia u mund në fushën e saj prej Tiranës me rezultatin 2-1, Kastrioti e Apolonia ndanë nga një pikë ndërsa Bylisi mposhti Skënderbeun.

Ditën e djeshme Teuta e Kukësi u ndanë në paqe në një takim ku u shënuan katër gola.

Pas javës së 21-të, renditjen e kryeson ende Vllaznia por rivalët janë afruar ndjeshëm dhe e kërcënojnë. Partizani, Teuta e Laçi janë vetëm tre e katër pikë larg respektivisht. Në fundin e renditjes mbeten Skënderbeu e Apolonia që bashkë me Bylisin formojnë treshen që pritet të luftojë për mbijetesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *