Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë: Të zbardhet shkaku i zjarrit tek urgjenca e QSUT


Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Zhani Gjergji, me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar që të zbardhet shkaku i zjarrit tek Urgjenca e QSUT-së. Ajo tha se godina e Urgjencës në QSUT është ndërtuar vetëm një vit më parë dhe ka kushtuar plot 17 milionë euro. 

“Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. 

Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë kërkoj me urgjencë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. E gjitha kjo ka ndodhur  për shkak të arrogancës dhe pa aftësisë”, tha Gjergji ndër të tjera.

Zhani Gjergji theksoi se shëndetësia shqiptare sot është në kolaps total dhe se qytetarët janë duke vuajtur. Ajo tha se faktet janë ulëritëse dhe situata duhet të ndryshojë. Gjergji deklaroi se Shqipëria duhet të nisë një rrugëtim pa krim dhe korrupsion.

DEKLARATË E  KRYETARES SË KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR SHËNDETËSINË, ZHENI GJERGJI

Një javë më parë urgjenca e spitalit më të madh në vend, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u përfshi nga zjarri duke nxjerrë jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty. Godina e re e urgjencës është përuruar vetëm një vit më pare dhe ka kushtuar plot 17 milion euro. 

Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit dhe përgjegjësit duhen zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese, është e papranueshme që vetëm 2 ditë me parë QSUT ka njoftuar zhvendosjen e shërbimeve të urgjencës në Spitalin e Traumës dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”. 

Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë kërkoj me urgjencë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. 

E gjitha kjo ka ndodhur  për shkak të arrogancës dhe pa aftësisë dhe tregon se sa pa e rëndësishme është jeta e qytetarëve për ministrinë e shëndetësisë.

Ajo cfarë ndodhi në urgjencën e Qendrëns Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare.