Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KQZ-së thirrje partive: Dorëzoni listat e kandidatëve për deputet brenda 8 marsit


Kreu i KQZ-së, Celibashi, u ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet në çdo qark brenda 8 marsit.

Ai u ka bërë thirrje partive që të fusin në lista persona me integritet e që plotësojnë kriteret ligjore.

“Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore. Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.” – shkruan Celibashi.