Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep detajet: Sa para vodhi grabitësi në zyrën e OSHEE-së në Tiranë


Njëzet mijë lekë të vjetra, kjo është shuma që është grabitur gjatë natës së kalur në një zyrë të OSHEE-së në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Qemal Stafa’, në afërsi të Pazarit të Ri, ku punonjësit e OSHEE-së kishin shkuar në mëngjes si zakonisht për në punë, por kishin gjetur hapur derën e jashtme. Më pas kanë vënë re që dyert e brendshme ishin të dëmtuara.

“Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– njofton policia. Uniformat blu po kqyrin kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *