Vendosni fjalën kyçe....

Burg përjetë për tre shqiptarë për rastin “Monstra”, protestë masive në Shkup


Qindra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë protestuar në Shkup kundër dënimit të disa shqiptarëve me burg përjetë lidhur me rastin ‘Monstra’ pak ditë më parë.  

Ata vijojnë të jenë të tubuar ndërsa akuzojnë policinë për provokime. Organizatori i kësaj proteste është Bedri Ajdari, familjari i një prej personave që u dënuan pak ditë më parë nga gjykata e këtij vendi lidhur me vrasjen e pesë shtetasve të Maqedonisë së Veriut më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, shkruan INA.

Qytetarët u shprehën gjatë protestës së do e çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut për të gjetur drejtësinë e munguar.

Po kështu ata janë shprehur se protesta nuk do ndalet deri në gjetjen e drejtësisë duke bërë thirrje që të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve.

“Ju mund ta na i bllokoni rrugën këtu, por jo edhe ato të Evropës dhe botës. Asnjë proces nuk e keni fituar në Strasburg, gjithmonë keni qenë humbës. Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve. Të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra”. Kuvendi dhe qeveria t’i publikojnë përgjimet për rastin “Monstra”. Të thirren ekspertë ndërkombëtarë të pavaruar që të merren me të gjitha rastet e montuara politike ku shqiptarët po vuajnë. Drejtësia do të vihet në vend sado që të vonohet.” – tha organizatori i protestës.

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi në rastin që njihet si “Monstra”.

Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *