Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra euro të sekuestruara, nga aksioni i policisë të Kosovës ku u arrestuan 12 zyrtarë


12 zyrtarë shtetërore janë arrestuar dje nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje/dhënie të ryshfetit, pas një aksioni që ka realizuar Policia e Kosovës në tri vende. Përveç arrestimeve, në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar edhe para, vetura, telefona, kompjuterë dhe armë.

Se çka është gjetur saktësisht gjatë bastisjeve në zyrat dhe vendbanimet e personave që janë arrestuar, ka dhënë detaje Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar:  433 mijë e 160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

“Me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48 orë ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *