Vendosni fjalën kyçe....

Iu konstatuan lëndë narkotike, policia arreston 61-vjeçarin në Korçë


Policia ka arrestuar një 61-vjeçar në Korçë me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Arrestimi i 61-vjeçarit me iniciale A.Z është bërë pasi përreth banesës së tij janë konstatuar lëndë narkotike e mbjellë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *