Vendosni fjalën kyçe....

Vendi ku ndahen çmimet “Nobel” transformohet në një qendër vaksinimi


Bashkia e Stokholmit njihet për mbajtjen e ceremonive madhështore – përfshirë këtu banketin që shtrohet çdo vit për ndarjen e Çmimeve Nobel.

Sidoqoftë, tani ajo ka marrë një rol krejt të ri si një qendër vaksinimi.

Charlotta Zacharias është një mjeke e cila është duke ndihmuar në organizimin e vaksinimeve atje.

“Ne ishim me shumë fat që kishim këtë sallë për të vaksinuar, është shumë e madhe kështu që ne mund të vaksinojmë shumë njerëz. Kështu që ne jemi vërtet të lumtur që kemi mundësinë të jemi këtu, është historike.”- tha ajo, citon Euronews.

Personeli mjekësor nga Altencare po marrin dozat e vaksinave, bëhet fjalë për mbi 800 punonjës në total që po vaksinohen.

Një punëtore e kujdesit shëndetësor përshkroi se si ndihej e vaksinuar në sallë.

“Të vaksinohesh në Bashkinë e Qytetit ishte shumë e bukur, me tavanet e larta, e ajrosur dhe e këndshme. Unë nuk do të kisha qenë kurrë atje lart.”-tha Anneli Ljungqvist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *