Vendosni fjalën kyçe....

Vizitat “e fshehta” në Selenicë – Meta u përgjigjet shkrimeve kritike: Gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku


Presidenti i vendit Ilir Meta, u është përgjigjur shkrimeve në disa medie pranë qeverisë, që shkruanin mbi vizitat e tij “të fshehta” në Selenicë të Vlorës.

Meta ka publikuar një postim të tijin të para disa ditëve, ku tregonte vetë përmes disa fotosh që kishte qenë në Selenicë ku ishte takuar me banorët atje. I njëjti takim pët të cilin flasin këto medie.

Meta thotë se këto “gënjeshtra” për vizitat e tij të fshehta me militantë të LSI-së janë të orkestruara nga “kryeoligarku”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se këto gënjeshtra, nuk do ta frenojnë atë të kryejë detyrën e tuh kushtetuese si President i Republikës.

 “Referendumi i 25 prillit do të përmbysë me votë plebishitare klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët prej kohësh. Tmerri i tyre është angazhimi publik i Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe votës së lirë. Ndaj me gënjeshtra të orkestruara nga kryeoligarku e të bëra publike në mediat e kapura prej tij, kujtojnë se do të frenojnë Presidentin të bëjë detyrën kushtetuese për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, që është fuqia dhe e ardhmja e tyre.

Kot lodhen me shpifje, shantazhe, frikësime, gjoba arbitrare, fabrikime sondazhesh të gënjeshtra për të demoralizuar qytetarët të votojnë apo me blerje ‘opozitarësh’, që kurrë nuk kanë mbrojtur interesin publik e kombëtar por që mendojnë vetëm për ‘përsheshin’ e radhës.

Shqiptarët do të votojnë më 25 prill 2021 për lirinë e dinjitetin e tyre, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.”- shkruan Meta.

Ai shprehet se si president, ka vetëm një votë si çdo qytetar tjetër i këtij vendi dhe se më 25 Prill do të votojë kundër oligarkisë.

“Më 25 prill 2021, Demokracia do triumfojë mbi oligarkinë dhe qytetaria mbi marrëzinë. Presidenti ka vetëm një votë, si çdo qytetar i këtij vendi dhe do të votojë kundër oligarkisë, që ka nëpërkëmbur Kushtetutën, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe që po mban peng të ardhmen europiane të vendit.

Një garanci më shumë se Referendumi do triumfojë në 25 prill është edhe rreshtimi kundër tij, i Gazetës Tema, të denoncuar edhe në raportin e Parlamentit Europian, si media më e pabesueshme në Shqipëri e Europë dhe si një nga shpërndarëset më të mëdha të lajmeve të rreme.

Ja një tjetër provë se si takimin publik të bërë në Selenicë nga Presidenti në datën 18 janar 2021, për çështjen e rrugës, kjo gazetë e paraqet si takim me veteranë për LSI.”- shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *