Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama bojkoton festën e ditëlindjes së Damian Gjiknurit


Mbrëmjen e sotme në mjediset luksoze të “Marchesi Gourmet Restaurant” në periferi të Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri festoi ditëlindjen me miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të afërt përfshirë dhe çështjen e inceneratorëve.

Të pranishëm në festën e Damian Gjknurit ishin kryebashkiaku Erion Veliaj, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, Adrian Çela i OSHEE-së, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme  dhe biznesmenë. Ra në sy mungesa e Kryeministrit Edi Rama.

Në video shfaqet autokolona e gjatë e mjeteve luksoze të parkuara në mjediset e “Marchesi Gourmet Restaurant”.