Vendosni fjalën kyçe....

Kishte 3 emigrantë të paligjshëm në makinë, njërin e kishte futur në bagazh – Arrestohet i riu nga Korça


Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit. Këtë të diel policia ka arrestuar në flagrancë 29-vjecarin nga Korça me inicialet E.V, pasi është kapur duke udhëtuar me tre emigrantë të paligjshëm në makinë.

Kundrejt shpërblimit, ai iu kishte premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së.

Siç vihet re dhe në videon e publikuar nga policia të këtij aksioni, njërin prej emigrantëve i riu e kishte futur në bagazh.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *