Vendosni fjalën kyçe....

Nisma e pazakontë në Izrael, pije falas për të rinjtë që bëjnë vaksinën kundër Covid-19


Një lokal në Tel Aviv është bërë një pikë e pazakontë vaksinimi, duke ofruar pije falas në këmbim të bërjes së vaksinës Covid-19.

Në një përpjekje për të nxitur të rinjtë për t’u vaksinuar, komuna e Tel Avivit po provon një nismë të re duke përshtatur si pikë vaksinimi një vend jashtë një bari në Sheshin Dizengoff të qytetit.

Vaksinat po i ofrohen çdokujt, pa pagesë dhe pa një orar të lënë paraprakisht. Ata që bëjnë vaksinën, marrin një kupon për një pije freskuese falas në bar.

Izraeli, i cili ka drejtuar programin më të suksesshëm të vaksinave në botë, tani po përpiqet të gjejë mënyra për të nxitur të rinjtë të bëjnë vaksinën.

“Shkalla e vaksinimit ka shkuar dukshëm më ngadalë kohët e fundit shqetësimi ynë tani është si të bindim të rinjtë e shëndetshëm që të vaksinohen. Sa më shpejt aq më mirë.” – tha Dr. Daniel Shepshelovich, koordinator i vaksinimit në Spitalin Ichilov të Tel Avivit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *