Vendosni fjalën kyçe....

Të hënën rikthehet mësimi në shkolla, zbulohet skenari si do veprohet


Ministrja e Arsimit ka njoftuar kalendarin dhe mënyrën e mesimit për sistemin parauniversitar.

Pas ndërprerjes disa ditore të shkollës për shkak të motit të ftohtë, Kushi ka thënë se nga e hëna e 22 shkurtit rikthehet skenari i mëhershëm i mësimit.

Nxënësit e ciklit fillor do shkojnë në shkollë, maturantët në shkollë kurse nxënësit e klasave 6-11 sipas skenarit të kombinuar.

Për sa u përket nxënësve në shkollat në zonat me rrezik të lartë, ku përfshihen Tirana, Fier, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Lushnja, Pogradeci e Kamza do vijojnë mësimin online deri më 26 shkurt e më pas do merret një tjetër vendim sesi do vijohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *