Vendosni fjalën kyçe....

Spaho reagon për gjobën e marrë në Devoll: Niko Peleshi nuk më frikëson me makinacionet


Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas gjobës së marrë nga policia pas takimeve me strukturat e PD-së në Devoll.

Spaho akuzon Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi se qëndron pas gjobës dhe sipas tij e bën për ta frikësuar atë.

Më tej Spaho kërkon që drejtori i Policisë së Korçës, Ferdinant Mara t’i heq survejimin me policë politikë.

Sot nga mediat u informova për gjobën qe me ka vene policia e Devollit, për organizim tubimi ne kundërshtim me aktin normativ, për mbrojtjen nga Covid 19.

Partia Demokratike dhe unë ne te gjitha aktivitetet, kemi ne radhe te pare ne qendër te vëmendjes, mbrojtjen e shëndetit te qytetareve, respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskës.

Me një akt te paprecedent, në  shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhënë procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, më ndëshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe, sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnjë manovër dhe makinacion, nuk me frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill.

I kërkoj drejtorit të Policisë Ferdinant Mara , të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike,  që më ka vënë ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje përgjegjësi të rëndë për çdo provokacion dhe incident, që do të krijojë me PD.

Edi Rama është e shkuara e këtij vendi, qytetarët shqiptarë kërkojnë ndryshim.

Ne 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!”-shkruan Spaho.

Spaho u gjobit nga policia me 50 milionë lekë për shkak të një takimi të zhvilluar në Menkulas që sipas policisë ka qenë jashtë rregullave të parashikuara nga Akti Normativ për parandalimin e përhapjes së virusit të ri korona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *