Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoresha e spitalit të Vlorës: Kemi 80 deri në 120 shtretër gati për të prekurit nga Covid-19


Drejtoresha e spitalit të Vlorës ka thënë sot se në pavionin që i është kushtuar pacientëve të prekur nga Covid-19 ka 80 deri në 120 shtretër.

Bruna Mersini pohoi se në spital ka 80 mjekë specialistë të cilët janë trajnuar për sa i përket triazhit të pacientëve që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.

Ajo theksoi se në spitalet rajonale do trajtohen të sëmurët e prekur nga Covid-19 që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo që nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Spitali rajonal i Vlorës është në vazhdimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Është çelur ky skenar që fatmirësisht na ka dhënë kohë të përgatiteshim. Shkodra dhe Durrësi janë zyrtarisht në skenar. Kapacitetet janë 350 shtretër në kushte normale, janë 80 që janë të dedikuar për COVID por nëse do të ketë tejkalim të kësaj shifre është një repart me 40 shtretër që do të përdoret për COVID. Ajo që ka shumë rëndësi nuk ka të bëjë me numrin e krevateve por me burimet njerëzore. Prej një viti ky burim njerëzor është shtuar. Një i sëmurë COVID nuk është i prekur vetëm nga ana pulmonare. Ne kemi ekipe multi disiplinare. Në spitalin e Vlorës ne jemi 80 mjekë specialistë. Ne kemi bërë triazhimin e këtyre të sëmurëve prej kohësh. Të sëmurët që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale ose kërkojnë asistencën e terapisë intensive do të transferohen.” – tha ndër të tjera Mersini për Abc News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *