Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron qytetarët dhe klasën politike në Kosovë: Shembull i shkëlqyer i besimit te demokracia dhe vota e lirë


Një ditë pas zgjedhjeve dhe pas shpalljes së fituesit, presidenti Ilir Meta ka uruar qytetarët e Kosovës dhe klasën politike atje për procesin.

Meta e cilëson një shembull Kosovën, të besimit te demokracia dhe vota e lirë. Ai thotë se me zgjedhjet e djeshme, Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.
Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.
Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes.”- shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *