Vendosni fjalën kyçe....

Google sërish telashe në Francë, gjobitet 1.1 milion euro praktikat e renditjes së hoteleve


Google Ireland dhe Google France kanë rënë dakord të paguajnë një gjobë prej 1,1 milion eurosh pasi një hetim zbuloi se renditja e hoteleve të kompanisë mund të jetë mashtruese për konsumatorët.

Sipas një deklarate të lëshuar të hënën nga ministria e Financave e Francës, Google ka ndryshuar praktikat e saj të renditjes së hoteleve që nga shtatori 2019.

Motori amerikan i kërkimit akuzohet se ka krijuar sistemin e vet të vlerësimit për hotelet, i cili përdor yjet dhe përmban algoritmin e vet. Rregullorja franceze specifikon që sisteme të tilla vlerësimi mund të vendosen vetëm nga qeveria dhe se vetëm shteti është i autorizuar t’i përdorë ato.

Në dhjetor, Google u gjobit për shkeljen e rregullave të Francës për cookies online, me vëzhguesin CNIL (Komisioni Kombëtar për Informatikë dhe Liritë) që dha një gjobë prej 100 milionë eurosh.

Mbikëqyrësi tha se gjoba ndaj Google ishte më e madhja e lëshuar ndonjëherë nga CNIL, ndërsa dënimi i mëparshëm rekord prej 50 milion eurosh për shkeljen e rregullave të privatësisë së të dhënave të Bashkimit Evropian u vendos gjithashtu ndaj së njëjtës kompani.