Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Persona me precedentë penalë, pjesë e Komisariatit Nr.4


“Denoncohen lidhjet e narkopolicisë me krimin!”, kështu e komenton ish-kryeministri Sali Berisha denoncimin e një qytetari lidhur me lidhjet e policisë me kriminelët.

Berisha ka publikuar denoncimin e një personi i cili thotë se është polic i Komisariatit Nr.4 në Tiranë dhe sipas tij shefi i këtij komisariati mban në punë njerëz të inkriminuar.

Polici përmend me emër e mbiemër personat e inkriminuar që sipas tij janë pjesë e stafit por pavarësisht kësaj natën me motor dhe me armën e punës në brez, gjobisin e vjedhin qytetarët.

Mesazhi i publikuar nga Berisha:

Përshëndetje z.Berisha, ju uroj shëndet.
Jam një punonjës i vjetër policie në komisariatin nr. 4 Tiranë. Çfarë nuk po bëhet këtu në këtë komisariat me në krye shefin e krimeve Erjon Dani.
Shefi i krimeve mban në punë agjent krimesh me precedent penal.

Mban në punë një agjent si Giljon Lame që është i përjashtuar nga radhët e policisë për shumë denoncime që kanë ardhur në SHKB, Prokurori dhe Polici. Giljon Lames nuk ia dhanë certifikatën e sigurisë dhe është i skualifikuar nga radhët e policisë pasi e hoqën nga drejtoria ku punonte tek operacionalja dhe do shkarkohej nga puna. Ndërhyn shefi jonë që e ka mik shtëpie dhe e emëron në punë këtu tek komisariati nr.4 ndërkohë që ky ishte i skeduar nga radhët e policisë. Madje Famozi Giljon akuzohet për gjobvënie, akuzohet per rrahje dhe për përvetësim prone me anë të mashtrrimit. Të gjitha këto çështje i ka mbyllur babai i vet Spartak Lame që është i përkëdheluri i rilindjes dhe bëmet e birit të vet kriminel me armën e shtetit në brez i mbyll 1 e nga 1.

Giljon Lame ka disa raste të njëpasnjëshme në prokurorinë e Tiranës dhe të gjitha çcështjet i mbyll i ati i vet.

Si mund të rrijë një polic i inkriminuar në radhët e policisë, si mund të rrijë një njeri si Giljon Lame në radhët e policisë, si mundet Shefi i krimeve Erjon Dani dhe shefi i komisariatit Agim Hoxha të mbajnë një njeri të inkriminuar dhe të zhytur në krime, vjedhje, zhvatje, përvetësim prone me anë të mashtrrimit, e shumë e shumë të tjera. Si mundet shefi i komisariatit Agim Hoxha mban në punë këtë palo polic pa certifikatë sigurie dhe të skualifikuar nga radhët e policsë. Sinqerisht z.Berisha na vjen zor, jemi një pjesë e policisë aty që jemi të vjetër dhe këta palo policë po na nxijnë punën shumë vjeçare. Si mund një shef krimesh dhe shefi komisariatit të mbajnë në punë këtë Ordiner me plot gojën që e mbajnë të fshehtë skualifikimin nga radhët e policisë. z.Berisha shpresojmë që ministri i ri do vëri dorë mbi kupolën e policisë se këtu tek komisariati nr.4 janë mbledhur të gjith policët e korruptuar me në krye Giljon Lamen që natën vendos gjoba dhe bën vjedhje me motor të shtrirë dhe me pistoletën e punës ndërsa ditën bën si polic. Është për të ardhur keq ku është katandisur komisariati nr.4. Shefi i krimeve dhe Shefi i komisarjatit nëse ndihen të pastër atëhere le të nxjerrin certifikatën e Sigurisë të Giljon Lames dhe me çfarë arsye e mbajnë akoma në polici.

I bëj thirrje drejtorit të Përgjithshëm dhe z.ministër të hetojnë kush është Giljon Lame dhe pastaj të vendosin a bën ai për policinë apo jo. Faleminderit doktor, të uroj gjithë të mirat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *