Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq/ Rënie inertesh në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Elbasan


Shirat e dendur të mbrëmjes së kaluar, kanë shkaktuar një sërë problemesh ne qarkun e Elbasanit, ku ka patur rënie inertesh në disa akse rrugore e mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra.

Prefektura e Elbasanit ka dhënë një informacion të përditësuar mbi situatën e krijuar në këtë qark.

INFORMACIONI I PREFEKTURËS

Në qarkun Elbasan gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm kemi pasur reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë qarkun.

Nga shirat e rënë kemi pasur rënie inertesh e aluvionesh në disa prej akseve rrugore të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Në një biznes privat në Nj.A Labinot Fushë kemi pasur prezencë uji për të cilën po punojnë punonjësit e ASHP të bashkisë Elbasan pasi ka një kanal të bllokuar.

Në furnizimin me energji elektrike kemi ndërprerje në disa fshatra të Njësive Administrative Kodovjat të bashkisë Gramsh, Shalës të bashkisë Cërrik dhe Përparim të bashkisë Peqin. Po punohet nga punonjësit e OSHEE-së për riparimin e defekteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *