Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nesër mblidhet Komiteti Teknik, do ketë rritje të masave


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik, për të vendosur se cilat do të jenë masat e reja për shkak të situatës me pandeminë, ku në dy javët e fundit kemi patur rritje.

Rama tha që patjetër do të ketë përforcim të masave kundër pandemisë, megjithatë theksoi se s’mund t’i mbyllin njerëzit në shtëpi.

“Nuk jemi të shqetësuar për numrat, por për faktin që moszbatimi i masave mund të çojë në rritje të numrave që ka qenë përtej parashikimit. Kjo që ndodh ka qenë brenda parashikimit.

Nëse nuk do të kishim marrë masat në fundvit, numrat do ishin të mëdhenj. Këto janë efektet e vikendeve masive në Korçë e në Gjirokastër, e me radhë. Megjithatë jeta vazhdon. Ne nuk mund të ndalojmë jetën e njerëzve. Edhe nëse e bëjmë këtë, nuk mund të di sa kohë duhet të presim mbyllur.

Jau thashë edhe dje, nuk mundemi të rrimë të gjithë mbyllur brenda e të presim që të ikë virusi. Virusi nuk ikën dhe virusin do ta asgjësojë vaksina.

Këtu çështja është se sa njerëz janë respektues ndaj rregullave. Prandaj do të ketë një shtrëngim të tyre.

Komiteti Teknik mblidhet nesër, ata po diskutojnë, kemi diskutuar, i kemi dëgjuar, janë të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave. Patjetër. Këtu thelbi është që ata insistojnë se duhen zbatuar masat që janë. Nëse njerëzit venë maskë, ora policore zbatohet, lokalet nuk vazhdojnë agengun, gjerat janë në rregull. Mund të shtojmë masa të tjera por edhe këto po nuk u zbatuan është njësoj”- deklaroi sot Rama gjatë konferencës me gazetarët.” deklaroi sot Rama gjatë konferencës me gazetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *