Vendosni fjalën kyçe....

Rama thumbon Bashën: S’dua ta komentoj Lulin, por është për t’u admiruar që gatuan me këpucë


Kreu i qeverisë ka thumbuar kreun e PD-së, Basha, pas publikimit të një videoje në Instagramin e bashkëshortes së tij, ku ai shfaqet duke gatuar.

Teksa fliste për pasojat e pandemisë dhe menaxhimin e saj nga ana e autoriteteve shtetërore, i pyetur nga një gazetare lidhur me videon në fjalë, ai tha me jo pak ironi se e admiron për faktin që gatuan me këpucë të shtunën në mbrëmje.

“Për Lulin nuk dua të komentoj, por meqë më pyete me këmbëngulje po them këtë. Është për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë, të shtunën në mbrëmje, kjo bën diferencën. Faleminderit.” – tha Rama.

Pak ditë më parë në Instagramin e bashkëshortes së Bashës u publikua një video ku shfaqej kryedemokrati duke gatuar në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *