Vendosni fjalën kyçe....

Protesta masive në Mianmar kundër grushtit të shtetit, policia përplaset me qytetarët (Video)


Demonstratat masive paqësore në Mianmar kundër grushtit të shtetit ushtarak vijuan për të tretën ditë me radhë, me mijëra pjesëmarrës në të gjithë vendin.

Në kryeqytetin, Naypyidaw, policia përdori një makinë ujëhedhëse. Pajisja e kontrollit të turmës u përdor shkurtimisht të hënën në një demonstrim që po bllokonte një rrugë.

Megjithatë policia u ndal pas lutjeve nga turma, duke fituar brohoritjen dhe mbështetjen e protestuesve. Sidoqoftë, ata nuk e liruan rrugën, sipas AFP. Ky është rasti i parë i raportuar i përdorimit të makinave ujëhedhëse që nga grushti e shtetit.

Në përgjithësi, situata mbetet e qetë, pavarësisht nga frika e trupave që u zhvendosën në Yangon, qyteti më i madh i Mianmarit.

Ushtria e Mianmarit më 1 shkurt rrëzoi udhëheqjen civile të vendit dhe arrestoi anëtarët e saj, duke përfshirë lideren e vendit, Këshilltaren e Shtetit, Aung San Suu Kyi, pasi akuzoi partinë e saj për manipulimin e zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit, të cilat ajo i fitoi me rezultat të thellë.

Marrja e pushtetit u prit me protestat më të mëdha që nga Revolucioni i Shafranit të vitit 2007.