Vendosni fjalën kyçe....

Dyshimet për variantet e reja të koronavirusit në vend, Ministrja Manastirliu: Po çojmë monstrat në Berlin


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përsëritur deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ka dyshime që variantet e reja të COVID të kenë mbërritur në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj, ministrja tregoi se si lindën këto dyshime për ekspertët ndërsa u shpreh se monstrat janë dërguar në Berlin, për të konfirmuar nëse dyshimet janë të sakta.

“Vërehet se në javët e fundit ka një trend të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid 19. Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid. Sinjalet kanë ardhur nga laboratorët tanë për variante të reja. 

Kemi dyshime të arsyeshme për qarkullimit e varianteve të COVID, kemi raste të riinfektimeve, prekjes së të rinjve në masë, dhe aspekteve të sinjaleve në laboratorin e virologjisë ku vlerësojnë se kemi të bëjmë me këto dyshime. Po çojmë monstra në Berlin për të verifikuar dhe vërtetuar nëse këto dyshime tona do të rezultojnë të vërteta. Rritja ka edhe shkaqe të tjera që lidhen me moszbatimin e masave.”– tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *