Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e para nga ajri të përmbytjes në Indi ku dyshohet për qindra viktima (Video)


Shkëputja e një masivi akullnajor goditi një digë në shtetin indian Uttarakhand të dielën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Njëmbëdhjetë fshatra janë prekur dhe pesë ura janë shkatërruar ndërsa përmbytja ka shkaktuar rrëshqitje të dheut. Ekipet e shpëtimit nga Forcat Ajrore të Indisë që janë në terren kanë lëshuar pamjet e para të zonës së prekur.

Videoja ajrore e lumit Gang të fryrë tregon ujë të ndotur plot mbeturina.

Të paktën 125 punonjës që po punonin në zonë, janë të zhdukur. Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 10 personave. Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *