Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Belsh, humb jetën një person


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në rrugën Belsh-Kuçovë.

Sipas policisë, viktimë ka mbetur drejtuesi i një motoçiklete, i cili është përplasur nga një makinë e drejtuar nga shtetasja me iniciale A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dëshiran ndërsa viktima me iniciale S.B. banues në këtë fshat ndërsa e lënduar ka mbetur bashkëudhëtarja e viktimës.

Njoftimi i policisë

“Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *