Vendosni fjalën kyçe....

Sarri i hap derën Juventusit: Më mungon shumë Italia


Trajneri i Çelsit, italiani Sarri, duket nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë në stolin e klubit anglez.

Ai është shprehur i kënaqur për sfidën në ishull me një klub gjigant me të cilin fitoi trofeun e parë në jetën e tij, por ka theksuar se thirrja nga Italia është shumë e fortë.

Sarri e nisi me shumë probleme sezonin te Çelsi por në fund arriti ta kualifikojë ekipin në Ligën e Kampionëve si dhe të fitojë Ligën e Europës.

“Ka qenë një vit i vështirë dhe me sfida por i rëndësishëm dhe suksesshëm. Për ne italianët thirrja nga shtëpia është shumë e fortë dhe ndjejmë përherë se na mungon diçka.” – ka thënë Sarri për mediat sportive britanike.

Emri i ish-trajnerit të Napolit lakohet në Torino, ku shihet si zëvendësuesi i duhur për Alegrin, i cili u largua pas 5 sezonesh te bardhezinjtë. Sarri është i pari në listë megjithatë nuk është kandidati i vetëm për stolin e Juventusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *