Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO liron nga qelia edhe Leonard Hajrin e Olsi Turjan


Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ndryshuar masat e sigurisë për personat e dyshuar në lidhje me pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për Leonard Hajrin nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’.

I dyshuari tjetër Olsi Turja është dërguar në ‘arrest shtëpie’, ndërsa kopshtari Festim Bexhdili mbetet në burg.

Kujtojmë se një ditë më parë GJKKO la të lirë edhe Ardian Doçajn.

Ndërkojë vijojnë në kërkim dy të dyshuarit e tjerë Altin Hajri e Gentian Docaj.

Sjellim ndërmend se Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një viti trupi i tij ende nuk është gjetur.

Prenga dyshohet se humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin ‘Golden’ në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz.

Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar nga RENEA.

Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej.

Dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, lidhur me një dërgesë droge në Britaninë e Madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *