Vendosni fjalën kyçe....

Rriten shifrat e koronavirusit në Shqipëri- 942 raste të reja dhe 405 të shtruar në spitale


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3856 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cërrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç.

COVID-19 – Statistika (2 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 942
Të shëruar në 24 orë 455
Të shtruar në spitale 405
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3856
Testime totale 365,309
Raste pozitive 79,934
Raste të shëruara 48,377
Raste Aktive 30,159
Humbje jete 1398

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17144
Fier 2479
Durrës 1708
Shkodër 1494
Vlorë 1445
Elbasan 1418
Lezhë 1064
Korçë 948
Berat 924
Gjirokastër 631
Kukës 474
Dibër 430

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *