Vendosni fjalën kyçe....

Policja në Nju Jork i hedh spraj në fytyrë 9-vjeçares, pastaj e fut me forcë në makinë (VIDEO)


Policia në Nju Jork ka spërkatur me sprajt piperi një vajzë 9-vjeçare në fytyrë dhe e ka futur atë me forcë në makinë.

Oficerët e Departamentit të Policisë së Rochester-it, iu përgjigjën thirrjes për ndihmë pas një konflikti familjar pasditen e së premtes.

Nëna e vajzës u thotë policëve se e bija 9-vjeçare ka ndjenja vetëvrasëse dhe se dontë të dëmtonte veten dhe të tjerët.

“Ajo tregoi se donte të vriste veten dhe donte të vriste mamanë e saj.”– tha Zëvendës Shefi i Policisë Andre Anderson në një konferencë shtypi të dielën, citon Daily Mail.

Mirëpo pamjet e publikuara nga policia, kanë treguar një moment mjaft të rëndë ku një police ka spërkatur vajzën në fytyrë me sprajt piperi.

Policët i kërkojnë vajzës që të mos ikë prej tyre, ndërsa kjo e fundit akuzon të ëmën se kishte goditur babanë e saj me thikë ndërsa po debatonin sëbashku në ballkon.

Mamaja dhe vajza vazhdojnë të grinden, ku e para thotë se bija e saj ka parë tërë kohën se ai ajo dhunohet nga bashkëshorti.

“Kam marrë kujdestarinë. Ti je fëmija im Kështu që to do të vish në shtëpi, tani.”– bërtet mamaja.


Vogëlushja bërtet: “Unë dua babanë tim. Unë dua babanë tim“. Por për shkak të rezistencës që bën në automjetin e policisë, oficerja i vë asaj pranga në duar dhe e spërkat në fytyrë.

Pas këtij episodi, kryebashkiakja e Rochester-it, Lovely Warren ka kritikuar departamentin e Policisë për sjelljen ndaj vajzës së vogël.

“Unë jam shumë e shqetësuar për mënyrën se si u trajtua kjo vajzë e re nga departamenti ynë i policisë. Është e qartë nga videoja që ne duhet të bëjmë më shumë në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve tona.”-tha Warren.