Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kritikon Ramën për përgjigjen që i dha ambasadores Kim: E turpshme dhe e dëmshme


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimit që ka mbajtur sot kryeministri Edi Rama lidhur me apelin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, për të kontrolluar kandidatët për deputetë.

Pasi Rama e konsideroi përgjegjësi personale të kandidatit nëse ai gënjente në formularin e deklarimit, Bardhi e ka konsideruar këtë përgjigje sit ë turpshme dhe të dëmshme për statusin e Shqipërisë.

“Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!”- shkruan Bardhi.

Pas mbledhjes që u mbajt mëngjesin e sotëm, Rama u pyet lidhur me apelin e ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj liderëve të partive për të verifikuar kandidatët për deputetë dhe paralajmërimeve se kryetarët do të mbajnë përgjegjësi për ta.

Por ndryshe nga Kim, Rama beson se kjo nuk është përgjegjësi që duhet ta mbajnë liderët e partive, por është përgjegjësi individuale e kandidatit që gënjen dhe ai shprehet se nuk do të ngrejë “salla torturash” për këta.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale, nuk është përgjegjësi partie. Partitë nuk janë drejtori policie, partitë verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Pastaj nëse dikush merr përsi[për të shkojë përballë drejtësisë duke bërë deklarime të rreme, është krejtësisht individuale.

Nuk kemi asnjë mundësi të ngremë salla torturash nëpër selitë e partive nëse dikush fsheh diçka që figuron në letrat që janë në dispozicion. Ne shohim letrat që janë në dispozicion dhe bëjmë atë që bëjmë ne.”– theksoi kryeministri Rama.

 Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, vazhdimisht i ka paralajmëruar liderët e partive nëse në listat e tyre për deputetë do të përfshihen dhe kandidatë të inkriminuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *