Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthime të fuqishme pranë hotelit të njohur në kryeqytetin e Somalisë, dyshohet për viktima (Video)


Disa shpërthime të fuqishme kanë tronditur kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu. Shpërthimet, që thuhet të kenë ndodhur pranë një hoteli të njohur, se u pasuan nga të shtëna me armë zjarri.

Incidenti ndodhi në kryeqytetin të dielën. Imazhet që qarkullojnë në internet tregojnë një tufë të madhe tymi të bardhë dhe pluhuri që del pas shpërthimit ndërsa dyshohet për viktima.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për shpërthimin, raportet e mediave lokale kanë sugjeruar që shpërthimi ndodhi në hotelin popullor Afrik, i vendosur në veri të aeroportit ndërkombëtar të qytetit. Shpërthimi u pasua nga të shtëna me armë zjarri, njoftoi Reuters.

Shpërthimi i parë u raportua të pasohej nga deri në dy shpërthime më të fuqishme. Deri më tani, nuk ka dalë asnjë informacion mbi viktimat ose dëmet e mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *