Vendosni fjalën kyçe....

Pacientët në Brazil infektohen njëkohësisht me dy lloje të Covid-19 – Studimi


Një studim në Brazil ka gjetur dy pacientë të infektuar nga dy lloje të koronavirusit të ri në të njëjtën kohë. Rastet e tilla, nga ana tjetër, mund të prodhojnë edhe më shumë lloje të reja të virusit, thonë studiuesit.

Studiuesit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Universitetit Feevale kanë studiuar mostrat gjenetike nga 92 pacientë Covid-19 në të gjithë shtetin jugor të vendit, Rio Grande do Sul.

Ata zbuluan se dy pacientë në të tridhjetat ishin infektuar secili njëkohësisht me dy lloje të ndryshme të koronavirusit të ri. Të dy rastet u raportuan fillimisht në fund të nëntorit.

Ana Tereza Vasconcelos, një koordinatore në Laboratorin Kombëtar të Brazilit për Informatikë Shkencore, i tha medias braziliane se të dy pacientët kishin vetëm simptoma të lehta deri të moderuara dhe u shëruan pa u shtruar në spital.

“Këto bashkëinfeksione mund të çojnë në kombinime dhe të prodhojnë lloje të reja të Covid-19.” – tha shkencëtari kryesor i studimit, Fernando Spilki për Reuters.

Në përgjithësi, shkencëtarët zbuluan se pesë variante të ndryshme të koronavirusit po qarkullonin në Rio Grande do Sul, duke përfshirë një të ri, i cili është etiketuar VUI-NP13L.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *