Vendosni fjalën kyçe....

Tirana s’humb kohë, gjen menjëherë trajnerin e ri


Tirana e ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Nevil Dedes.

Vendin e tij do e marrë Orges Shehi i cili e merr timonin e kampionëve në fuqi në një kohë aspak të mirë për ekipin. Tirana mban vendin e gjashtë në renditje dhe është jashtë garës për titullin kampion megjithatë mund të synojë pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Presidenti Halili ka pohuar ditën e sotme se Tirana nuk po kalon periudhë të mirë por ka besim te rikthimi i ekipit në nivele të larta duke qenë se financat sipas tij, nuk mungojnë.

Shehi, i cili gjatë karrierës së tij si lojtar ka qenë portier i disa ekipeve në Superligë, si trajner ka drejtuar më herët Skënderbeun e Kukësin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *