Vendosni fjalën kyçe....

Babai i Klodian Rashës e Veliaj mbjellin një pemë në kujtim të 25-vjeçarit: M’u përgjysmua dhimbja


Babai i Klodian Rashës dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, kanë mbjellë një pemë në ndër të 25-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga një efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj më 8 janar 2021.

Fillimisht Qazim Rasha, i shoqëruar nga disa persona shkoi në zyrën e Veliajt e më pas të gjithë shkuan të mbjellin pemën në parkun pranë ‘Sheshit Skënderbej’.

Në fjalën e tij, Qasim Rasha, tha se me këtë veprim i është përgjysmuar dhimbja për humbjen e të birit.

“Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër.” – tha Rasha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *