Vendosni fjalën kyçe....

Qull në djersë në konferencë shtypi, zv.ministri i Shëndetësisë së Iranit sëmuret nga koronavirusi (Video)


Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit, Iraj Harirchi, është infektuar me koronavirus dhe tani është në karantinë, megjithatë një video nga një konferencë për shtyp e tregon atë në siklet të dukshëm vetëm disa orë para diagnozës së tij zyrtare.

Mediat shtetërore të vendit raportuan të martën se Harirchi kishte kontraktuar sëmundjen, por videoja nga konferenca për shtyp e së hënës, në përgjigjen e Iranit ndaj shpërthimit të koronavirusit, tregon se Harirchi vazhdimisht fshinte ballin e hundët vetëm disa orë para se të pohohej se ishte infektuar.

Shefi i shëndetësisë u shfaq i mërzitur, duke djersitur në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë konferencës për shtyp.

Ai mohoi pretendimet se 50 njerëz kishin vdekur nga virusi në Qom, duke shtuar se ai do të jepte dorëheqjen nëse kjo ishte e vërtetë.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në vend aktualisht është 15, sipas IRNA, me 95 të infektuar. Irani po përjeton shpërthimin më vdekjeprurës deri më tani jashtë Kinës, nga e ka origjinën virusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *