Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës pas batutës me “memexhinjtë”: Do e marrësh vesh me 25 prill


Kreu i PD-së i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e ironizoi pak orë më parë në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë shkruante se ndërsa demokratët ngrohen në diell, memexhinjtë i zunë vendet në listat e deputetëve duke iu referuar marrëveshjeve të nënshkruara mes Bashës e krerëve të partive aleate për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha i përgjigjet kreut të qeverisë duke theksuar se ndërsa Rama qesh, Shqipëria qan. Po kështu kryedemokrati thekson se Rama do e mësojë më 25 prill se shqiptarët anembanë vendit janë të lodhur prej tij.

“Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *