Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: BE-ja po ndërton mekanizimin për të siguruar vaksina për Ballkanin Perëndimor


Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zbuluar lajmin se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor.

Me një postim në “Twitter”, komisioneri thekson se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor.

Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor. Do të hulumtohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan komisioneri Varhelyi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *