Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në Fier: Rama e oligarkët e tij po u marrin gjithçka shqiptarëve


Kryetarja e LSI-së ka qenë në Fier ku është takuar me qytetarë të ndryshëm. Kryemadhi theksoi se pandemia i ka dëmtuar jashtë mase bizneset në vend. Ajo tha se në vend janë mbyllur më shumë se 9 mijë biznese, ndërkohë që në Kosovë vetëm 1300.

“Ajo që ne kemi parë çdo ditë është që gjatë pandemisë vetëm në Shqipëri janë mbyllur 9 mijë biznese, ndërsa në Kosovë jo më shumë se 1300 të tilla. Në Maqedoni rreth 5 – 6 mijë biznese. Në të tre vendet flitet shqip, por këtu edhe pse biznesi ka qenë shumë më i konsoliduar, dëmi që i ka dhënë pandemia biznesit ka qenë jashtëzakonisht i madh. Formalizimi i biznesit nuk bëhet me kamxhik, por bëhet me bashkëpunim. Rama është bifteku, oligarkët janë kripa e Nusretit. Ata marrin çdo gjë që duhet të ishin para të shqiptarëve. Zotëria ka shkurtuar vende pune. Po ikin të gjithë, por se kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Një ekonomi që zhvillohet, do paguajë edhe taksa.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se ndërsa biznesi po përballet me një situatë tejet të vështirë, kryeministri Rama nuk i taton miqtë e tij duke ua bërë taksat zero.

Po kështu Kryemadhi theksoi se fasada e propaganda janë bërë të neveritshme ndërkohë që shqiptarët paguajnë taksa më shumë se katër vite më parë.

“Miqtë e vetë nuk i taton Rama. Ata përkundrazi ua bën taksën zero. Fasada dhe propaganda për mua është bërë e neveritshme dhe gjykatësit më të mirë të kësaj fasade janë qytetarët shqiptarë dhe sidomos biznesi sepse sado të flasim ne në televizion, janë njerëzit ata të cilët e vuajnë në kurrizin e tyre. Nëse shqiptarët humbasin vitet e punës atëherë e kuptojnë shumë mirë që propaganda është një neveri për qytetarët.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *