Vendosni fjalën kyçe....

Banorët në Shëngjin raportojnë për dy shpërthime të fuqishme


Banorët në Shëngjin dhe zonat përreth kanë njoftuar për dy shpërthime të fuqishme.

Sipas një banori në fillim u dëgjua shpërthimi i parë që i tronditi ndërsa më pas ndodhi edhe shpërthimi i dytë.

Banori i zonës në një deklaratë për median News 24 mendon se goditja i erdhi nga ajri.

Ai shton se kanë njoftuar edhe policinë por i kanë thënë se nuk dinë asgjë.

“Ka qenë një goditje e jashtëzakonshme, shtëpia na u drodh. Dolëm menjëherë jashtë dhe për pak sekonda erdhi shpërthimi tjetër. Mendoj se goditja erdhi nga ajri. Kanë shpërthyer në ajër. Ishin dy goditje për pak sekonda. Ne kishim frikë mos vinte ndonjë tsunami. Morëm policinë por na thanë se nuk dinë gjë. Nuk kemi parë gjë” – tha banori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *