Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën Levan-Vlorë, humb jetën 53-vjeçari nga Shkodra


Një 53-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën Levan-Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 teksa mjeti që drejtohej nga viktima me iniciale D.Sh. ka dalë nga rruga.

Njoftimi

“Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.”