Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kryeministri ka 8 vite që mashtron dhe përsëri ia hedh fajin BE-së për dështimet


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Kuvend që sërish etiketoi BE-në duke mos ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor.

Basha shkruan se Kryeministri Edi Rama për 8 vite ka mashtruar dhe ka dështuar ndërsa kërkon që t’i hedhë fajin BE-së.

Më tej kryedemokrati shton se pas 25 prillit me ardhjen e tij në pushtet Shqipëria do futet në rrugën drejt integrimit evropian.

Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *