Vendosni fjalën kyçe....

Luftë totale, studentët e të diplomuarit në Harvard kërkojnë heqjen e titujve të Ted Cruz pse mbështeti Trump


Pas disa aktorëve të Hollivudit, që kërkuan dënimin e Senatorit republikan Ted Cruz për tradhti e kryengritje të dhunshme pasi mbështeti Donald Trump, studentët e Universitetit të Harvardit po nënshkruajnë një peticion duke kërkuar heqjen e gradabe e titujve të politikanit.

Përveç tij ata kërkojnë edhe ndëshkimin e të gjithë politikanëve që sfiduan rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2020.

Një peticion ka filluar të qarkullojë që kërkon që universiteti të anulojë diplomat e të diplomuarve si Cruz (R-Texas), Përfaqësuesi Dan Crenshaw (R-Texas) dhe Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

Kërkuesit argumentuan se duke mbështetur pretendimet e Presidentit Donald Trump se fitorja në zgjedhje e Demokratit Joe Biden ishte e manipuluar, të diplomuarit e Harvardit ndihmuan në krijimin e nxitjen një ‘kryengritje të supremacistëve të bardhë’ në Kapitolin e SHBA-së.

Cruz, një i diplomuar në Shkollën e Drejtësisë në Harvard 1997, udhëhoqi një përpjekje në Senat për të detyruar një hetim të mashtrimit të pretenduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Të dy, Cruz dhe Crenshaw, kërkuan t’i jepnin fund dhunës gjatë trazirave të Kapitolit të 6 Janarit. Ndërsa Crenshaë mbështeti një kërkesë ‘amicus’, duke kërkuar nga Gjykata e Lartë e SHBA-së për të thirrur një proces gjyqësor që kërkon të përmbysë fitoren e Biden, ai gjithashtu përgëzoi presidentin e zgjedhur, pasi votat e kolegjit elektoral u hodhën në 14 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *