Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen llogaritë e presidentit Donald Trump në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’


Facebook dhe Instagram kanë rikthyer në heshtje llogaritë e presidentit amerikan Donald Trump, që i patën bllokuar rreth 2 javë më parë pas sulmit të mbështetësve të presidentit në Kapitol.

Llogaritë zyrtare të presidentit amerikan u shfaqën përsëri në të dy platformat të premten vonë. Por as Instagram-i dhe as kompania mëmë Facebook-u nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë.

Akoma nuk është vërejtur asnjë aktivitet në këto llogari që kur u riaktivizuan dhe mbetet e paqartë nëse Trump ka përsëri kontroll mbi to, apo jo.

Kujtojmë se pas incidentit në Capitol Hill, Mark Zuckerberg tha se llogaritë e presidentit do të qëndronin të mbyllura për të paktën dy javë “derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *