Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon arsyen pse nuk u arrit marrëveshja e detit me Greqinë


Kryeministri Edi Rama ka treguar në emisionin “Open” ku ngecën negociatat me Greqinë për çështjen e detit dhe pse tashmë u ra dakord që të çohet në Gjykatën Ndërkombëtare.

Kryeministri Rama tha se negociatat e shumta arritën që Greqia të pranonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009.

Ndërsa pas dialogut të vazhdueshëm negociatat nuk prodhuan marrëveshje pasi nuk u ra dakord për statusin që do i jepej ishujve.

“Ne kemi negociuar dhe arritëm në pikën që nuk kishim dakordësinë për statusin që do i jepnim ishujve. Prandaj dhe tani çështjen e dërguam në Gjykatën Ndërkombëtare”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *