Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Shqiptarët bashkon forcat me Alternativën në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut


Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një video mesazhi në Facebook, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, por jo edhe me Besën e Bilall Kasamit.

Ai ka thënë se Afrim Gashi i është përgjigjur pozitivisht ofertës për koalicion ndërsa nuk ka marrë fare përgjigje nga kreu i Besës Bilall Kasami.

Sela tha se koalicioni mbetet i hapur për bashkëpunim dhe zgjerim të mëtejshëm.

Koalicioni trepalësh mjaftë i kërkuar nga qytetarët mesa duket nuk do të arrihet për shkak të ofertës së Selës që nuk ishte e pranueshme për Besën, pasi që nga partia e Kasamit e vlerësonin si ofertë jo të barabartë.

Ndryshe, sipas analistëve dhe opinionistëve, çdo koalicion i mundshëm dy palësh, nuk do të mund të fitonte BDI-në.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *