Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH-ja për rrugën e çarë në Borsh: E bëmë projektin për stabilizimin e rrëshqitjeve po kishte kosto të lartë


Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, rruga e dëmtuar në Borsh ka pasur edhe më herët probleme me rrëshqitjen.

Në njoftimin zyrtar ai thekson se për problemin e rrëshqitjeve janë bërë projekte në vitin 2015 për stabilizimin e tyre po për shkak të kostos së lartë ato janë shtyrë deri në rehabilitimin e plotë të rrugës.

Deklarata e ARRSH-së vjen pak ditë pas çarjes së rrugës në hyrje të Borshit, e rikonstruktuar një vit më parë dhe mirëmbajtjen e së cilës duhet ta bënte kompania Salillari.

Reagimi i ARRSH-së vjen pas nisjes së kontrollit nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi procedurat dhe punimet fizike në këtë aks rrugor.

“Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 – Data e Përfundimit 15.06.2009. Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar). Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive. Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor.

Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Autoritetit Rrugor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *