Vendosni fjalën kyçe....

Princi William shkrin së qeshuri gazetarët, Kate e korigjon për lapsusin (VIDEO)


Duka dhe dukesha e Kembrixhit u pyetën për ardhjen në jetë të fëmijët së princit Harry. Princi William, nuk e fshehu dot lumturinë, por padashur bëri një lapsus.

Ndërsa ishin të pranishëm në inaugurimin e King’s Cup Regatta në Cutty Sark, princi william iu përgjigj gazetarëve: “Po jam absolutisht i lumtur. Jam bërë xhaxha për herë të dytë.”

Më pasi iu drejtua bashkëshortes së tij, Kate Middleton: “Edhe ti gjithashtu.” Kate e korrigjoi William duke i thënë: “Unë nuk jam bërë definitivisht xhaxha.” Të gjithë këtu shpërthyen në të qeshura.

Pas të qeshurave, princi William vazhdoi tregimin e tij. “Siç duket jam shumë i entuziazmuar, absolutisht i entuziazmuar dhe pres me padurim t’i takoj në ditët në vazhdim kur gjërat të qetësohen.

Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur të mirëpres vëllain tim në shoqërinë e privimit të gjumit që është prindërimi.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *